| |
Miresevini
ne faqen zyrtare te grupit te valleve "Bashkimi".
Nepermjet kesaj faqeje do te keni mundesi te njiheni me afer
me aktivitetin e ketij grupi si dhe me nismen dhe perkushtimin
e tij per ruajtjen e kultures shqipetare ne Amerike.
Vallet Shqiptare zakonisht permbajne temat e nderit, besnikerise,
dhe guximit duke mos perjashtuar ato valle qe i perkushtohen
dashurise dhe gezimeve familjare, sic jane dasmat. Keto valle
permbajne emocione te shumta te cilat arrine te interpretohen
nga levizjet e valltareve. Shqiperia ka nje folklor te larmishem
dhe cdo krahine e saj perfaqesohet me vallet e tyre karakteristike.
Duke pasur parasysh kete folklor te pasur te Shqiperise, grupi
"Bashkimi" ka realizuar valle nga shume prej ketyre
krahinave. Ne mes te gjitha valleve e ndryshme qe grupi ka
ne repertorin e tij, njera prej ketyre valleve spikat me teper.
Ne aspektin kombetar, kjo valle perfaqeson bashkimin e tokes
meme, nga veriu deri ne jug. Vallja titullohet "Nene
Shqiperi-ke Kosovë dhe Çameri" ku vajzat
dhe djemte Shqipetar nga veriu ne jug vallzojne dhe festojne
se te gjithe kane nje nene, Nenen Shqiperi.
Kultura folklorike shqiptare eshte shume e hershme, shume
e pasur dhe shume e cmueshme per t'u lene ne harrese. Vallet
jane nje pjese shume e rendesishme e kesaj kulture dhe per
kete arsye grupi "Bashkimi" mundohet qe nepermjet
interpretimit te ketyre valleve, ai sadopak te ndihmoje ne
ruajtjen e kesaj kulture.
Mbresat
e njerezve per grupin:
At
Artur Liolin, Kancelar i Kishes Ortodokse Shqiptare ne Amerike,
pas nje shfaqje te dhene nga grupi shprehet: "Keni
bere nje pune te mrekullueshme. Sonte na bete te lumtur te
gjitheve." Ketyre fjaleve i shtohen dhe ato te Konsullit
i Nderit i Republikes se Shqiperise ne Boston, Z. Anthony
Athanas. (Illyria' Nr 590 18-20 Dhjetor 1996)
Balerina e Mirenjohur, Sekine Sharofi Athanas, u shpreh se
deshironte te shihte perseri nje program aq te mire. E bija
e saj, balerina e talentuar e Teatrit te Operas dhe Baletit
te Tiranes, Edlira Athanas Joseph, u shpreh: "U emocionova
shume nga vallja Nene Shqiperi". (Illyria' Nr 590
18-20 Dhjetor 1996)
Kosta Konduli, nje Shqiptar-Amerikan, i ardhur ne SHBA ne
vitin 1944 tha: "Ju lumte. Sot keni bere nje pune
qe prisnim te behej qe prej 50 vjetesh." (Illyria
Nr 590 18-20 Dhjetor 1996)
Per te pare shfaqjet apo mbremjet e ardhshme kliko ne link: Kalendar
Shkruaj
Librin e Miqeve |
Shikoje Librin e Miqeve
Nese
keni deshire te beheni anetare ne faqen komunikuese te grupit, aty lajmeroheni per koncerte direkt ne emailin tuaj.
Shkruani emailn tuaj me poshte:
|
|