|
Bashkim Braho
kimbraho@yahoo.com
Koreograf
dhe Instructor i Valleve
Dekorimi nga ambasadori Aleksander Sallabanda
Koreografi
Bashkim Braho e filloi karrieren e tij si kercimtar ne vitin
1962 si student i shkolles se muzikes e baletit 'Jordan Misja'
ne Tirane. Ne kete shkolle ai ishte student i kercimtarit
dhe koreografit te famshem Gezim Kaceli qe vinte prej shkolles
se baletit ne Moske. Bashkimi ka kercyer profesionalisht
ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane per njezet e gjashte
vjet. Ne 1989 ai krijoi dhe udhehoqi ansamblin folklorik 'Krahu
i Shqiponjes' qe korri suksese si ne Shqiperi ashtu dhe jashte
saj. Ky grup ka dhene shfaqje te shumta me interpretime te
folkorit te lashte Shqiptar ne Kroaci, Turqi dhe Spanje prej
nga moren dhe medalje nderi nga Keshilli Spanjoll i
Artit per shfaqjen e tyre. Nga viti 1986 deri ne 1995 ai ishte
profesor ne shkollen e baletit ne Tirane. Karriera e tij e
gjate dhe e suksesshme artistike perfshin turne nderkombetare
ne gjashtembedhjete vende te Europes, Afrikes dhe Azise.
Vendosja
e tij ne Boston ne 1995, jo vetem qe nuk e ndali karrieren
e tij artistike, perkundrazi shenoi themelimin e grupit te
valleve 'Bashkimi' i cili nen drejtimin e tij vazhdon
te shfaqe valle nga te gjitha trevat shqiptare.
Sukseset:
Medalja e Mirenjohjes dhuruar z.Bashkim Braho nga presidenti i shqiperise, Alfred Moisiu.
Klikoni ketu
Cmimi i dhene ne vitin 2001 nga Keshilli Artistik i Guvernatorit te Massachussetts.

klikoni ne foto per ta zmadhuar
Cmim i marre ne Turqi
klikoni ne foto per ta zmadhuar
Cmime dhe medalje
te ndryshme
klikoni ne foto per ta zmadhuar
Cfare
thone gazetat shqiptare...
GAZETA
Illyria klikoni
ketu : 'Nje vizite ne Komunitetin Shqiptar te Bostonit',
10 -13 Nentor, 2006.
GAZETA SHQIPTARE klikoni ketu : 'Artisti qe ngjalli artin ne Boston', 5 Gusht, 2000.
|