Te dashur Bashkeatdhetare:
Ne jemi nje grup te rinjesh shqipetare, te cilet me nismen
e Bashkim Brahos, nje kercimtar dhe koreograf i njohur dhe
gjithashtu nje drejtues i mire, kemi arritur te krijojme nje
grup vallesh. Ky grup eshte krijuar ne 1996 dhe qe atehere
ka ushtruar aktivitetin e tij kulturor. Ne te njejten kohe
kemi marre persiper nje mission shume te vlefshem dhe te rendesishem
dhe ndihma dhe perkrahja juaj eshte e nevojshme.
Qellimi i ketij grupi, qe tashme njihet ne komunitet si grupi
i valleve "Bashkimi", eshte dhe do te vazhdoje te
jete ruajtja e kultures, tradites dhe folklorit shqipetar.
Nepermjet ketyre perpjekjeve, te cilat perfshijne pjesemarrje
ne aktivitete kulturore si Festivali i Pervitshem Shqipetar
ne New York, festimet vjetore te Festes se Flamurit ne Boston
dhe koncerte te ndryshme te vete-financuara dhe te realizuara
ne bashkepunim me artiste te tjere te njohur shqipetare, te
gjitha keto burime kulturore do te trashegohen te gjeneratat
e ardhshme shqipetare.
Vallja tradicionale folklorike eshte nje menyre per t’a arritur
kete qellim. Nepermjet valleve me koreografi te bukur publiku
jo vetem shijon levizjet dhe emocionet, por gjithashtu muziken
dhe kostumet e larmishme. Keto te fundit jane nje pjese e
rendesishme dhe kritike per vete vallet. Vlera e sotme e tregut
per kostume tradicionale popullore shkon nga 300-1000 dollare.
Deri tani grupi ka patur mundesi te siguroje disa kostume
duke i financuar vete keto blerje. Duke konsideruar faktin
qe shumica e valltareve jane studente, grupi i valleve nuk
i ka mundesite dhe mjetet per te perballuar blerje te tilla.
Ne kete ceshtje kemi vertete nevoje per ndihmen dhe perkrahjen
tuaj.
Ne besojme qe egzistenca e ketyre aktiviteteve kulturore eshte
shume e rendesishme per komunitetin tone qe sa vjen dhe zgjerohet,
per thjeshte faktin qe e sjell ate me afer dhe e mban te lidhur
me nje pjese te kultures e cila eshte ruajtur per mijera vjet.
Vallet, kenget me kostumet tradicionale jane festivale te
gjalla te nje folklori te madh. Nepermjet tyre ne sjellim
tek ju traditet e mrekullueshme shqipetare ashtu sic eshte.
Ne te njejten kohe i jepet mundesia rinise se sotme shqipetare
dhe shqipetaro-amerikane te mesoje dhe te perqafoje traditat
e tyre, duke mbetur keshtu e lidhur me rrenjet e saj. Synimi
eshte qe traditat dhe identiteti yne te mos harrohet.
N.q.s edhe ju e konsideroni kete perpjekje aq te vlefshme
sa e konsiderojme ne, dhe keni deshire te ndihmoni, ju lutem
mos hezitoni dhe jepni nje kontribut financiar. Koha eshte
tani! Vepra te tilla do te n’a ndihmojne qe te vazhdojme perpjekjet
tona per te ruajturkulturen dhe traditen shqipetare ketu ne
Amerike. Kontributet tuaja bujare, ne vecanti do te ndihmojne
me sigurimin e veshjeve popullore dhe ne financimin e aktiviteteve
kulturore.
Per me shume detaje dhe udhezime ne lidhje me kontributet
kemi bashkangjitur nje formular per kontribut.
Sinqerisht,
Grupi i Valleve "Bashkimi"
Formulari per kontribut
Po! Kam deshire te jap nje kontribut financiar per grupin
e valleve "Bashkimi"! Ju lutem plotesoni formularin
me poshte dhe bashkangjiteni me pagesen tuaj, e cila duhet
te behet nen emrin "Bashkimi Dance Group" dhe te
postohet ne adresen: Bashkimi Dance Group, P.O.Box 15582, Boston, MA 02215
Vini re! Te dhenat e meposhtme nuk jane te detyrueshme te
plotesohen, por do te na ndihmonin qe ne te mbajme kontakt
me ju dhe t’ju lajmerojme se si kontributi juaj ndihmoi grupin,
gjithashtu per aktivitetet tona te ardhshme.
Emri: _________________________________________________________________
Adresa: ________________________________________________________________
Qyteti, Shteti, Kodi Postal:_________________________________________________
Numri i telefonit:________________________________________________________
Adresa e email-it: ___________________________________________________________
Shuma e bashkangjitur: $ _______________________
Ne shenje mirenjohje per kontributin tuaj do te donim qe emrin
tuaj, ose ate te biznesit tuaj, t’a vendosim ne listen e donatoreve,
e cila do te publikohet ne faqen tone te internetit, www.bashkimidance.com.
N.q.s deshironi qe emri juaj te radhitet ne kete liste, ju
lutem shenoni kutine perkatese me poshte.
Deshiroj qe emri im te vihet ne faqen e www.bashkimidance.com
si dhurues.
Jo, nuk dua qe emri im te vihet ne www.bashkimidance.com si
dhurues.
Per te pare evenimentet e ardhshme klikoni Kalendar.
Nese deshironi te ftoni Grupin e valleve per shfaqje klikoni ketu.
Keto faqe websiti dhe gjithe informacioni qe ato kane jane prone e "Bashkimi Dance" grup. Nese deshironi informacion na kontaktoni. Cdo informacion i marre pa lejen e administratoreve eshte kundra ligjit.