| |
Grupi
Shqiptar i Valleve "Bashkimi"
Grupi i valleve
"Bashkimi", i vendosur ne Boston, eshte krijuar
ne vitin 1996. Pas vendosjes se tij ne Boston nga Tirana,
Bashkim Braho, i cili eshte koreografi i grupit, krijoi nje
grup vallesh duke organizuar te rinj shqiptare nga komuniteti
i Bostonit. Fale punes, perkushtimit te tij, dhe vullnetit
te valletareve, vitet e fundit grupi ka marre formen e nje
trupe te vertete kercimi. Grupi zhvillon prova çdo
jave dhe ne kete menyre ata jane ne gjendje qe t’a zgjerojne
repertorin e tyre te valleve. Keto valle i perkasin krahinave
te ndryshme nga Kosova ne Cameri.
Pervec valletareve qe vijne nga te gjitha trevat shqipetare,
ky grup ka patur ne mesin e tij anetare te komunitetit shqipetaro-amerikan
dhe gjithashtu vendas te cilet kane qene te interesuar ne
kulturen shqipetare. Ne kete aspekt grupi ka qene dhe eshte
treguar shume mikprites drejt te interesuarve.
Perqindja me e madhe e ketij grupi perbehet nga studente
te cilet vazhdojne ose kane mbaruar studimet ne universitet
e Bostonit. Edhe pse shpeshhere jane te mbingarkuar me studimet
akademike, ata jane te zellshem dhe vazhdojne aktivitetin
e tyre si pjestare te ketij grupi.
Fale ketij angazhimi, grupi ka patur mundesi te marre pjese ne shume shfaqje ne Massachusetts dhe New York. Disa nga keto jane:
- Festimet e pervitshme te Festes se Flamurit ne Boston.
- Festivali i pervitshem Shqiptar ne Bronx, New York.
- Festivali i pervietshem Ballkanik ne Concord, MA.
- Festivali Folklorik i "New Enlgand" ne Natick, MA.
- Tornament i Basketballit i organizuar nga shoqata AANO( Organizata Kombetare Shqiptaro-Amerikane) ne Waltham MA.
- Ne mbremjen e organizuar nga shoqata "Motrat Qirjaz" ne New York.
- Festivali Nderkombetar i Bostonit i cili organizohet cdo vit ne Bayside Expo Center.
Shfaqjet
e permendura me siper, jane vetem disa nga shfaqjet ku grupi
ka marre pjese kohet e fundit. Vallet e kercyera nga grupi
"Bashkimi" perfshijne valle te cilat perfaqesojne
treva te ndryshme shqipetare. Kohet e fundit grupi mori pjese
ne Festivalin e XVI-te Shqiptar, 2005 ne Bronx, New York ku
korri nje sukses te jashtezakonshem perpara nje publiku prej
me teper se 1500 spektatoresh edhe u nderua me nje nga cmimet
me te larta te festivalit.
Arritjet e mesiperme kane qene te mundeshme fale punes se
madhe, pasionit dhe perkushtimit te koreografit te grupit,
Bashkim Braho. Keto arritje dhe suksese i shtohen listes se
gjate qe ai ka nga aktiviteti i tij ne Shqiperi. Per te lexuar
me shume rreth Bashkim Brahos dhe sukseset e tij vizitoni
faqen koreografi.
Grupi
Bashkimi eshte i disponueshem per cdo eveniment Shqiptar,
si brenda ashtu dhe jashte Amerikes. Gjithashtu grupi Bashkimi
ka patur kenaqesine e pjesmarrjes ne dasma dhe festa te tjera
familjare. Neqoftese jeni te interesuar na kontaktoni.
Per me shume informacion shkruani nje email tek webmasteri.
|
|