|
Ja
se cfare thone per grupin:
Cili
eshte ai grup profesionist qe nuk do ja u kishte zili grupit
te valleve te Bostonit...
Gjovalin Lumaj
"Cili eshte ai grup profesionist qe nuk do ja u kishte zili grupit te valleve te Bostonit, te cilet me shkathtesine, zhdervjellsine
dhe hijeshine e valles se tyre te bejne te mendosh; a thua erdhen nga Tirana, jane te gjithe profesioniste te ansambleve
te Shqiperise?... Jo.. kjo pune behet ne Boston te SH.B.A, kjo bazohet ne vullnetin e talentin e ketyre valletareve por
edhe punen e nje emri te madh e ky eshte Bashkim Braho." (Illyria #1599 17-20 Nentor 2006; Gjovalin Lumaj) "
Nje
spektakel I vertete ishin vallezimet e grupit te valleve 'Bashkimi
Dance'...
Ruben Avxhiu
"Nje spektakel I vertete ishin vallezimet e grupit te valleve 'Bashkimi Dance'.
Vallezimet me fustanella, me opingat qe rrihnin dyshemene, vallja e Tropojes me vajzat me shamia, daullja qe gjemonte,
te gjitha frymezime artistike te grupit te drejtuar nga Bashkim Braho, u ndoqen me admirim nga shqiptaro- Amerikanet e mbledhur.
( Illyria #1597 10-13 Nentor 2006; Ruben Avxhiu)"
"Grupi I
valletareve te Bostonit 'Bashkimi dance' I drejtuar nga mjeshtri
Braho u shpall si grupi I valleve me I mire." ( Illyria #1598
14-16 Nentor 2006)"
Ne
krahet e kengeve dhe ritmet e valleve Shqipetare
Dalip Greca
Dhe pas tyre do t'u vinte radha vajzave te Bostonit.
Ato dukeshin sikur fluturonin e mbesnin ashtu hopa ne ajer,
me levizje te lehta, qe here te dukeshin si shtojzovalle e
here si flutura tek interpretonin aq te njohuren 'Vallja dardhare'.
(Illyria #1191, 12-14 Nentor 2002).
Dhe pas kesaj vallja me e studiuar nga te huajt 'Vallja e
Osman Takes'.....Kush e di historine e trimit te cartur cam
Osman Taka, qe sapo nisin tingujt e pare dhe shfaqen valltaret,
pergatitet qe te shohe nje valle epike. Tek i sheh valltaret
e grupit te Bostonit, te pergatitur nga mjeshtri Braho, qe
interpretojne aq te sakte, tek sheh levizjet aq te kursyera,
ku nuk dallon as edhe me te voglin difekt, perhumb ashtu pas
valltareve dhe zgjohesh vetem nga vershellimat entuziaste
te publikut... ( Illyria #1191, 12-14 Nentor 2002).
Nobelisti
Ferid Murad feston 28 Nentorin me Shqipetaret ne Boston
Altin Alimehmeti
Surprize
shume e kendeshme ishte edhe paraqitja virtuoze e trupes se
valleve te Bostonit, e cila drejtohet koreografisht nga Bashkim
Braho. Interpretimi mjeshteror i valleve nga trevat e ndryshme
Shqiptare i dha krenari te pranishmeve per kulturen, traditat
dhe aftesite artistike e kulturore te popullit Shqipetar..(Illyria
#1093, 1-3 Dhjetor 2001)
Kenget,
vallet, vargjet, gurra e popullit,- Kujtesa qe nuk e shlyejne
shekujt...
Dalip Greca
Ia
vlen qe te vecohen vallet e interpretuara me mjeshteri profesionale
nga grupi i Bostonit, i drejtuar nga i pasionuari Bashkim
Braho. Vallet e jugut krijuan nje atmosfere te ngarkuar plot
emocione. Te dukej se Valltaret, nuk shkelnin fare ne tapetin
e skenes, por mbeteshin gjate te gjithe kohes ne ajer. Salla
mbeti e magjepsur mbas cdo rrotullimi, pas cdo figure qe krijohej
nga valltaret, qe u 'vallzonin' edhe syte. Qe dicka e jashtkzakonshme,
e mrekullueshme. Gjate u duartrokit vallja koreografike e
ketij grupi 'Nene Shqiperi ke Kosove e Cameri' dhe vallja
tjeter Kosovare 'Ne dhomen e miqve',....(Illyria #1809,
13-15 Nentor, 2001).
Ne fund te ketij shkrimi po sjellim prononcimin per
gazeten 'Illyria' te dy artisteve bashkeshortet, Frederik
dhe Aida Ndoci.
Gazetari
-Cilet komponente do te veconit ju si me te perkryer kete
vit?
Cifti Ndoci - Vallet sivjet ishin te perkryera,
qofte ne elementet koreografike, qofte edhe ne permbajtjen
e tyre. Grupi i Bostonit solli valle te interpretuara me dinamizem.
( Illyria # 1809, 13-15 Nentor, 2001)
Nga
Kosova në Çamëri me pjalmin e valles
- Artikull në gazetën 'Bota Sot'
Një
Ansambël i Valleve në Boston
- Artikull
në gazetën 'Illyria' Nr 590 18-20 Dhjetor 1996
Mbresat
e njerezve per grupin
Shume
i Perndershmi At Artur Liolin, Kancelar i Kishes Ortodokse
Shqiptare te Amerikes shprehet: 'Keni bere nje pune te mrekullueshme.
Sonte na bete te lumtur te gjitheve.' Fjale dashamirese thote
edhe Konsulli i Nderit i Republikes se Shqiperise ne Boston,
Z. Anthony Athanas.
Balerina e Mirenjohur Sekine Sharofi Athanas tha se
deshironte te shihte perseri nje program aq te mire. E bija
e saj, balerina e talentuar e Teatrit te Operas dhe Baletit
te Tiranes, Edlira Athanas Joseph, u shpreh: 'U emocionova
shume nga vallja Nene Shqiperi'.
Kosta Konduli, nje Shqiptar-Amerikan, i ardhur ne SHBA
me 1944 tha: 'Ju lumte. Sot keni bere nje pune qe prisnim
te behej qe prej 50 vjetesh.'
Illyria
18-20 Dhjetor, 1996
|