Komuniteti
shqiptaro amerikan i Bostonit feston me madheshti diten e flamurit. Ngrihet per
here te dyte flamuri kuq e zi ne Sheshin e Bashkise se Bostonit
Nga Ilir
Kochi, Boston
Ngrehu Skenderbe nga varri/ngrehu te shikosh
Shqiperine/ qe fitoi Pavaresine/ ngriti Flamurin ne Vlore/ashtu sic e ngrite
tine…
Keto vargje te poezise se Kole Tromares, e cila u recitua gjate
aktiviteteve te festimit te 93 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise dhe 600
vjetorit te lindjes se Skenderbeut, do te ishin ndoshta me te pershtatshmet per
te pershkruar fundjaven qe kaloi ne qytetin e Bostonit. Me te vetmin ndryshim
se Shqiperia ne kete rast eshte komuniteti shqiptaro – amerikan i Bostonit dhe
Vlora eshte Bostoni.
Mbremja e Festes se Flamurit
Keshtu edhe kjo fundjave ishte e mbushur me aktivitete festimi, te cilat nisen
qe te shtunen ne darke me ate qe tashme quhet “Mbremja e Festes se Flamurit”,
nje tradite kjo e nisur nga OKSHA (Organizata Kombetare Shqiptaro-Amerikane)
qe para 26 vjetesh per te ndihmuar fondin e bursave te krijuar po prej kesaj
organizate per studentet shqiptare. Me qindra shqiptaro-amerikane dhe te tjere
jo shqiptare por qe ne nje menyre apo nje tjeter jane te lidhur me Shqiperine
u mblodhen ne hotelin luksoz Marriott ne Newton te shtunen ne darke me 26
nentor per te festuar me madheshti festen e flamurit dhe 600 vjetorin e Skenderbeut.
Kjo darke, vazhdim i nje tradite tashme ne komunitet, u mundesua nga disa
organizata te komunitetit te Bostonit dhe veprimtarive vullnetare. Kete vit,
tradites se darkes se flamurit iu shtuan aktivitete e veprimtari te shumta
te cilat ia shtuan bukurine asaj. Solemniteti i darkes dukej qe ne hyrje te
salles. Sapo hapje deren degjoje tingujt e pianos te luajtuar nga pianistja
Irena Cako, dhe menjehere te binin ne sy ngjyrat kuq e zi qe mbizoteronin
sallen.
Ne hyrje ishin vendosur disa deklarata dhe shpallje ku binte ne sy Shpallja
e Guvernatorit te shtetit Massachusetts, Shkelqesise se Tij Mitt Romney, i
cili, nepermjet nje dokumenti sa domethenes aq dhe prezantues ne dosjen e zeze
me vulen e shtetit, shpall 28 Nentorin 2005 te jete “Dita e Pavaresise
Shiptare". Shpallja, e cila i referohet me saktesi ngjarjeve e figurave me
te rendesishme ne historine e Shqiperise si 28 Nentori 1443, 28 nentori 1912,
Skenderbeu, Ismail Qemali, lufta me ushtrite serbe e greke, sovraniteti delikat
i shtetit te ri shqiptar, pushtimi nga Italia fashiste e Mussolinit ne 7 prill
1939, rivendosja e marredhenieve me SHBA-te ne 1991, zgjedhjen e qeverise se re
demokratike ne 1992, perfundon: "...Atehere, tani une, Mitt Romney,
Guvernator i shtetit te Masacusets, shpall daten 28 nentor 2005 te jete DITA E PAVARESISE SHQIPTARE
Dhe i lut gjithe qytetaret e ketij shteti ta njohin kete ngjarje dhe te
marrin pjese ne zhvillimet e saj".
“Kjo shpallje eshte shume e rendesishme per ne", - tha z
Ne salle po zhvillohej nje ankand i heshtur perfitimet e te cilit gjithashtu
shkojne per fondin e bursave te AANO. Disa nga artikujt me interesante qe
gjendeshin aty ishin kater libra nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare,
me autografin e tij, te derguara enkas per mbremjen e Flamurit, gje qe u be
e mundur fale perpjekjeve te gazetarit
Darka u hap nga Zonja
Znj.
Me tej, programi vazhdoi me prezantimin e dy certifikatave te mirenjohjes
per Klubin e Studenteve Shqiptare ne Universitetin e Bostonit, dhe Restorantin
“Raffael's". Klubi i studenteve shqiptare ne BU, e ktheu BU-ne ne 2005
ne nje vend afirmimi te identitetit tone kombetar. Ata filluan traditen e
Nates Shqiptare, nje ngjarje emocionale, me muzike, recitime, valle dhe gatime
shqiptare, te cilat terhoqen qindra studente, shqiptare dhe jo-shqiptare,
njerez me banim ne Boston e miq te tjere. Kaq e suksesshme ishte kjo tradite,
sa kete vit, ne 3 dhjetor 2005, klubi do te kete naten e dyte shqiptare. "Jemi
krenare me kete grup te rinjsh, te cilet, pervec qe jane te suksesshem ne
fushen akademike, sjellin energji ne afirmimin e identitetit tone" tha
z. Kochi, tek i dorezoi certifikaten z
Z. Adrian Papandile, i cili pershendeti pjesemarresit ne emer te shoqates
shqiptaro - amerikane te Massachusetit,
i informoi ata per qellimet e shoqates dhe i ftoi te ndihmojne perpjekjet per
hapjen e shkolles shqipe. Znj. Albana Orgocka, nje nga organizatoret e darkes
dhe bashke-kryetare e Shoqates se re Shqiptaro Amerikane ne Massachusetts,
vazhdoi me prezantimin e cmimit kryesor te darkes – Cmimi “Antony Athanas” per
kontribut te shquar ne komunitetin shqiptaro - amerikan ne Massachusetts. Ky
cmim u krijua ne vitin 2004 nga disa organizata neBoston, ne bashkepunim me
familjen Athanas, me qellimin te nderoje individet te cilet kane dhene
kontribut ne aktivitetin dhe njohjen e komunitetit shqiptar ne Massachusetts.
Kete vit, ky cmim iu dha z Paul Nasson, nje aktivist i palodhur e perhere
ne ndihme te individeve apo institucioneve te komunitetit. "Emrin e Paul
Nasson e kisha degjuar para se te vija ne Amerike. -tha znj Orgocka. -Pas
ardhjes ne Amerike, pashe me syte e mi kontributin e madh qe Paul jep per komunitetin.
Eshte nder per mua t’ia dorezoj cmimin “Anthony Athanas” z. Paul Nasson". At
Artur Liolini tha "U lumturova kur mora vesh qe Paul Nasson do te marre
cmimin “Anthony Athanas”. Paul eshte nje njeri i mrekullueshem, fjalepak, qe
gjithmone jep prej zemres se tij te mrekullueshme". Z. Nasson, i cili
ishte shume i emocionuar gjate gjithe ceremonise, falenderoi familjen,
komunitetin i cili i dha forcen qe te sherbeje pas po ne komunitet, kishen e
cila i dha vlerat morale dhe shume njerez te cilet bene te mundur kete cmim. Fjala e sinqerte dhe me emocion e z.
Nasson u prit me duartrokitje te medha nga pjesemarresit, disa prej te cileve i
dorezuan nje tufe me lule.
Festimeve te darkes iu shtua “Vallja e Shqipeve”, nje interpretim i ri nga
valltaret e talentuar te grupit "Bashkimi" nen drejtimin e koreografit
Bashkim Braho. Figurat e tyre te kercimit ata i benin te dukeshin njesoj si
shqiponja qe kercenin, ndersa sallen e ndezen me duartrokitje . "Eshte
kenaqesi dhe nder te interpretosh per kete publik" tha inxhinieri
Darka vazhdoi me muzike e vallezime shqiptare. Kengetarja Emrira Babaliu, e
cila vjen per te disaten here ne Boston dhe grupi “ALBA” nen drejtimin e mjeshtrit
Edi Xhani, me talentin e tyre sollen per pjesemarresit muzike nga cdo treve e
trojeve etnike shqiptare. Te rinj e te moshuar vallezuan e kenduan se bashku me
Ermiren serenata korcare, kercyen Napolonin apo "hodhen" valle
popullore. Emocione te vecanta solli gjate darkes momenti simbolik i shfaqjes
se nje torte festive me fotografine e Skenderbeut dhe mesazhin
"Scanderbeg's 600th Birthday 1445 – 2005" nen tingujt e kenges
"Per memedhene", e cila u kendua nga gjithe salla. Ketij momenti iu
shtuan emocionet e recitimit te poezise "Skenderbeu" te Kole
Tormares, recituar nga studentja ne Harvard,
Ankandi i heshtur u drejtua dhe u mbyll nga Angela Ropi, Liz Kochi, Artan e
Vilma Simeqi, te cilet u kujdesen qe pjesemarresit te shijonin atmosferen
festive kombetare nepermjet objekteve simbolike ne ankand. Darka vazhdoi deri ne mesnate me muzike
dhe vallezim. Ne mbyllje, kengetarja Emrira Babaliu tha " Po iki shume e
emocionuar nga Bostoni. Une
kam qene ne shume vende te Amerikes dhe neper bote. Kudo kam kenduar per
pjesemarresit. Sot po largohem nga Bostoni me pershtypjet me te mira nga ato qe
beni ju ketu per t'i sherbyer komunitetit per nje kohe te gjate. Deshiroj te mbetem
ne kontakt per te mesuar si t'i bejme edhe ne ne qytetin ku banoj une me
familjen time".
Ngritja e Flamurit ne Sheshin e Bashkise se Bostonit ne 28 Nentor, 2005
Festimet e dites se flamurit vazhduan me shume madheshti e krenari te henen,
ne 28 nentor. Ne mesdite, rreth 400 shqiptare u mblodhen ne Sheshin e Bashkise
se Bostonit per te marre pjese dhe festuar ne ceremonine e dyte vjetore te
ngritjes se flamurit shqiptar. Kjo ceremoni u be e mundur nepermjet marredhenieve
me zyren e kryetarit te bashkise, z. Thomas Menino, dhe zyres se Bostonianeve
te Rinj, prane kesaj bashkie. Komuniteti shqiptar, tashme solid dhe i organizuar
ne Boston, ka nje marredhenie mjaft te mire e te shpeshte me bashkine e qytetit.
Te motivuar nga deshira per ta prezantuar komunitetin tone me dinjitet, pjekuri
qytetare, anetare te komunitetit marrin pjese ne jeten e qytetit te Bostonit,
ne aktivitete te ndryshme, dhe kane ndertuar marredhenie te mira me udheheqesit
dhe zyrtaret e qytetit.
Z.
Me pas Peshkopi i Bostonit, Hiresia e tij Nikoni, beri bekimin e
ceremonise, nderkohe qe Imam Gazmend Aga i xhamise se qytetit Waterbury dhe Dom
Pjeter Popa i Kishes Katolike Zonja e Shkodres ne Nju Jork, ne pamundesi per te
ardhur kishin derguar edhe ata pershendetjet e tyre.
Sipas tradites, flamuri amerikan u ngrit i pari. Nen tingujt e hymnit, flamuri
u ngrit nga te rinjte skautiste shqiptaro - amerikane Eddie Andrews &
Adrian Michael pjesemarres te Boy Scouts, Trupa 95 Sharon dhe nga komandanti
i tyre Jim Michael.
Kete vit, per te ngritur flamurin shqiptar ishin perzgjedhur patrioti Sejfi
Protopapa dhe studentja e Harvardit
Pas ceremonise, aktori Jul Nenshati pershendeti me recitimin e dy poezive,
“Skenderbeu” te Kole Tromares dhe “Shqiperi, o Jetegjate!” te Naim Frasherit.
Perfaqesues te organizatave te ndryshme shqiptaro-amerikane qe veprojne ne
Massachusetts pershendeten pjesemarresit dhe mes te tjerash uruan qe kjo
tradite te vazhdoje e te behet cdo vit e me mire. Pas tyre fjalen e mori
Tre studente shqiptare, te cilet ne 5 korrik 2005 e pane veten ne gazeten
kryesore te Massachusetts, “The Boston Globe” si studentet me te mire te shkollave
te tyre, ishin gjithashtu te pranishem edhe ne kete ceremoni. “Keta tre studente,
Daniela Cako, Kostian Ciko dhe Ina Spaho jane jo vetem krenaria e familjeve
te tyre, por edhe krenaria jone” – tha z. Kochi i cili i prezantoi. - “Uroj
qe edhe djali im te jete nje dite ne vendin e tyre”. Me pas studentja e Universitetit
MIT, Daniela Cako, me nje ze qe i dridhej nga emocionet, pershendeti te pranishmit
me recitimin e poezise te Naim Frasherit “Ti Shqiperi me jep nder”.
Pas pershendetjeve fjalen e mori muzika. Grupi i valleve te Bostonit
“Bashkimi”, si gjithmone te gatshem, kishin ardhur aty qe heret te veshur me
kostume popullore duke i dhene nje natyre me kombetare gjithe ceremonise. Ata
kercyen nje valle tiranase dhe me pas ftuan te gjithe pjesemarresit te
kercenin. Kureshtare te ndryshem qe
kalonin pyesnin “Cfare eshte kjo?” “Valle, eshte kercim shqiptar” u vinte
pergjigja dhe duart hapeshin per t’i ftuar edhe ata ne te. Disa te tjere
pyesnin per Flamurin dhe historine e shqiponjes me dy krere. “Eshte qe nga koha
e perandorise bizantine, - degjohet zeri i z.
E vetmja fjale qe mund te mendoje ate dite ishte “Faleminderit!”, drejtuar
te gjithe atyre qe me ndihmen, perkushtimin dhe pjesemarrjen e tyre e bene
te mundur kete ceremoni, duke nisur qe nga zyra e Bostonianeve e Rinj prane
Bashkise se Bostonit, e me pas me radhe organizatoret, grupin e valleve “Bashkimi”,
studentet qe na nderojne me arritjet e
tyre, dhe ata qindra njerez qe erdhen ate dite, disa duke lene edhe punet
apo detyrime te tjera per t’u gjendur qofte edhe per dy ore prane bashkekombesve
e per te thene “Gezuar Festen e Flamurit!”