Bashkim Braho
Bashkim Braho lindi me 20 Mars 1948 ne Tirane. Talenti i tij spikati qe ne moshen shume te vogel. E motra e shoqeronte me tingujt e dajres ndersa Bashkimi kercente perpara te afermeve te tij, duke hedhur keshtu hapat e para drejt nje karriere teper te sukseseshme. Ai mbaroj shkollen fillore “Kosova” dhe njekohesisht vazhdonte te kercente me grupin e valleve te pallatit te pionereve. Me pas mbaroi liceun artistik "Jordan Misja". Koreografi Bashkim Braho e filloi karrierën e tij si kercimtar në vitin 1962 si student i shkollës se kercimit prane Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore në Tiranë. Në këtë shkollë ai ishte student i kërcimtarit dhe koreografit të famshëm artistit te merituar Gëzim Kaceli që vinte prej shkollës së baletit të Moskës. Në vitin 1967, ai u punësua në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, nder që u rezervohej pak njerëzve në atë kohë. Ndërsa në vitin 1972, ai ishte solisti i parë i ketij ansambli. Viti 1986 e gjen si pedagog të shkollës Koreografike.
Në 1989 ai krijoi dhe udhëhoqi ansamblin folklorik 'Krahu i Shqiponjes' që korri suksese si në Shqiperi ashtu dhe jashtë saj. Ky grup ka dhënë shfaqje të shumta më interpretime të folkorit të lashtë Shqiptar në Kroaci, Turqi dhe Spanje prej nga morën dhe medalje nderi nga Këshilli Spanjoll i Artit për shfaqjen e tyre. Bashkimi ka kërcyer profesionalisht në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë për njëzet e gjashtë vjet. Nga viti 1986 deri ne 1995 ai ishte profesor ne shkollen e baletit në Tiranë. Karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme artistike përfshin turne ndërkombëtare në gjashtëmbedhjetë vende të Europës, Afrikës dhe Azisë.
Vendosja e tij në Boston në 1995, jo
vetem që nuk e ndali karrierën e tij artistike, përkundrazi shënoi
themelimin e grupit të valleve 'Bashkimi' i cili nën drejtimin e tij
vazhdon të shfaqe valle nga të gjitha trevat shqiptare. E vecanta
e këtij grupi është që ai përzgjodhi elementët
e tij nga krahina të ndyshme të trojeve Shqipëtare dhe individe
që e njihnin mirë artin koreografik. Ky grup artistik ka mbushur një
pjesë të kulturës se komunitetit Shqiptarë dhe është
një nga fomacionet më profesionistë të Diasporës tonë.
Grupi Bashkimi ka dhene shfaqe per nder te presidentit Bill Klinton me 19 Qershor
2003. Ai ka marrë pjesë nën drejtimin e Brahos ne Festivalin
e përvitshëm; Ballkanik ne Natic, Ndërkombëtar në Boston,
Ballkanik në Worchester, si dhe te mirënjohurin Festivalin e Përvitshëm
Shqipëtar në New York. Braho është një nga emrat e
spikatur të artit tone në komunitetin e Shqiptarëve te Amerikës.
1962 – 1967 - Kryen shkollen e kercimit prane Ansamblit te Kengeve dhe
Valleve Popullore
1967 - Punesohet ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore (AKVP)
1972 - Solist i pare i AKVP
1989 - Krijoj dhe udhehoqi ansamblin “Krahu i Shqiponjes”
1967 – 1993 - Kercimtar ne Teatrin e Operas dhe te Baletit
1986 – 1995 - Pedagog i shkolles Koreografike
1996 – Prezent - Krijoj dhe drejton grupin e valleve “Bashkimi”
Bashkim Braho ku kercyer pervec konverteve te panumerta te dhena
nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullor brenda vendit por edhe jasht tij.
Nder to permendim:
1970 – Festivali i Dizhonit, France. Ansambli
merr cmimin “Gjerdani i Arte”
1971 – Turne ne Kosove, ku per here te pare Bashkimi kercen si Solist
i Pare
1974 – Turne ne Kine dhe Kore
1976 – Turne ne Suedi dhe Norvegji
1977 – Turne ne Greqi
1978 – Turne ne Greqi
1979 – Turne ne Turqi
1980 – Turne ne France
1981 – Turne ne Greqi
1982 – Turne ne Zvicer
1983 – Turne ne Gjermani
1985 – Turne ne Itali
1986 – Turne ne Itali
1987 – Turne ne Itali me grupin “Na bashkoj kenga popullore”
1988 – Turne ne Itali
1989 – Turne ne Itali me grupin “Na bashkoj kenga popullore”
Lista e koncerteve te grupit “Krahu i Shqiponjes” i
krijuar dhe drejtuar nga Bashkim Braho:
1993 – Festivali nderkombetar i Kroacise
1995 – Festivali nderkombetar i Turqise
1996 – Festivali nderkombetar i Spanjes ku grupi merr medalje nderi nga
Këshilli Spanjoll i Artit
Lista e shfaqjeve te grupit ‘Bashkimi’ te udhëhequr nga Bashkimi Braho ne Amerike:
| Dhjetor 3, 2006 | - Mbremja Shqipetare ne UCONN. |
| Nentor 18, 2006 | - Nate Shqipetare ne Universitetin e Bostonit. |
| Nentor 12, 2006 | - Festivali i 16 Shqiptar ne NY, ku grupi mori cmimin "Valletaret me te mire". |
| Nentor 05, 2006 | - Mbremje per dekorimin nga presidenti i Shqiperise Aleksander Moisiu per koreografin e grupit "Bashkim Braho" me "Medaljen e mirenjohjes" te prezantuar ne Boston nga Ambasadori i Shqiperise ne US, Aleksander Sallabanda. |
| Nentor 04, 2006 | - 85 vjetori i kishes Shqipetare ‘Shen Trinia’, Boston MA. |
| Gusht 28, 2006 | - Dasem Shqiptare Long Island, NY. |
| Qershor 04, 2006 | - Festivali Shqiptar 2006 ne Waterbury CT. |
| Qershor 03, 2006 | - Festivali Shqiptar 2006 ne Waterbury CT. |
| Mars 11, 2006 | - Festivali Ballkanik ku grupi Bashkimi perfaqsoj Shqiperine. |
| Dhjetor 03, 2005 | - Nate Shqiptare ne Universitetin e Bostonit. |
| Nentor 26, 2005 | - Festa e flamurit, Boston MA. |
| Nentor 06, 2005 | - Festivali i 15th Shqipetar ne New York. Grupi mori cmim. |
| Qershor 04, 2005 | - Grupi i Këngëve dhe Valleve ‘Bashkimi’ organizoi koncertin: Buqete këngesh dhe vallesh nga Shqipëria, Arlington MA |
| Dhjetor 12, 2004 | - Natë Shqiptare ne Universitetin e Bostonit |
| Nëntor 28, 2004 | - Festa e Flamurit, hoteli Hyatt, Boston MA |
| Nëntor 14, 2004 | - Festivali Shqiptar, Bronx New York |
| Mars, 2004 | - Festivali Ballkanik - një eveniment madhështor me kënge dhe valle nga ballkani ku grupi ‘Bashkimi’ me dinjitet përfaqsoi Shqipërinë. |
| Qershor 19, 2003 | - Darka e dhënjes së cmimit të shtatë të përvitshem nga NAAC - për presidentin Bill Clinton, NY ku grupi ‘Bashkimi’ kerceu per te nderuar ate. |
| Nëntor 30, 2002 | - Festa e Flamurit, Westin Copley Place, Boston MA. |
| Nëntor 10, 2002 | - Festivali Shqiptar, Bronx New York. |
| Tetor 2002 | - Aktivitet i organizuar nga shoqata "Motrat Qiriazi", New York |
| Mars 30, 2002 | - Balkan Express, organizuar nga Rocca, Chelsea MA |
| Nëntor 11, 2001 | - Festivali Shqiptar, Bronx New York. |
| Qershor 18, 2001 | - Dhënia e cmimit "2001 Neighborhood Superstar", Boston MA. |
| Nëntor 28, 2000 | - Festa e Flamurit, Cambridge Marriott Boston Mass. |
| Qershor 3, 2000 | - Koncert shqiptar me Justina Aliaj organizuar nga grupi i valleve ‘Bashkimi’, Boston MA. |
| Tetor, 1999 | - Festivali Ndërkombetar, Bayside Expo Center, Boston MA. |
| Shtator 1999 | - Pritje per perfaqesues italiane , Anthony's Pier Four, Boston MA. |
| Shkurt, 1999 | - Pritje per Kryeministrin e Shqipëris, Anthony's Pier Four, Boston MA. |
| Nëntor 28, 1998 | - Festa e Flamurit, Kisha Shqiptare, Worcester MA. |
| Shtator, 1998 | - Mbrëmje me kënge e valle Shqiptare, Wonderland Ballroom, MA. |
| Nëntor 28, 1997 | - Festa e Flamuri, Anthony's Pier Four Restaurant, Boston MA. |
| Tetor, 1997 | - Festivali Ndërkombetar, Bayside Expo Center, Boston MA. |
| Gusht, 1997 | - Fondmbledhës Shqiptar, Worcester Community Association, Worcester MA. |
| Korrik, 1997 | - Aktivitetet koncertore te veres, Worcester Town Square, Worcester MA. |
| Qershor 1997 | - Fondmbledhës Shqipta, Worcester Community Association, Worcester MA. |
| Prill, 1997 | - Festivali i 53-te Folklorik i New England, Natick High School, Natick MA. |
| Mars, 1997 | - Mbrëmje me kërcime ndërkombëtare, Plum Island Association Hall, Newbury MA. |
| Shkurt, 1997 | - Nata a muzikës Ballkanike, sponsorizuar nga Qëndra e Arteve Folklorike të New England, Concord. |
| Nëntor 28, 1996 | - Festa e Flamurit, Anthony's Pier Four Restaurant, Boston MA. |
| Tetor, 1996 | - Festivali Ndërkombëtar, Bayside Expo Center, Boston MA. |
Koreografi Bashkim Braho ka marrë disa cmime të ndryshme
ndër to përmendim:
- "Medalja e mirenjohjes"- dhene 12 Dhjetor 2005
nga presidenti i republikes se Shqiperise z. Alfred Moisiu
- Cmimi i dhënë në vitin 2001 nga Këshilli Artistik i Guvernatorit
të Massachussetts “Neighborhood Superstar”
- Cmimi i marre ne Turqi “Turgutreis’i Anma Gunu Anisina”
1995
- Urdhëri “Naim Frasheri”
- Laureat i Festivalit Folkorik Kombëtar 1988
- Cmim i marrë në Turqi “Sevelim Sevilelim” 10 Maj 1978
- Laureat i Festivalit Folkorik Kombëtar
1978